Taksa e Sheshtë & Biznesi

Taksa e sheshtë 10 përqind është një çlirim i biznesit dhe i ekonomisë. Thjeshtim burokratik dhe ulje e barrës së madhe që qeveria ka vendosur ndaj sipërmarrjes. Taksa e sheshtë do të krijojë energji të reja dhe mundësi për rritje, krijim të  vendeve të reja të punës me paga të mira e dinjitoze.


Do të zmadhohet përjashtimi nga taksat për sipërmarrjet e vogla e të mesme, duke e çuar tavanin deri në 180 mijë euro në vit. Dhe duart e inspektorëve dhe taksidarëve do të qendrojnë larg punës dhe mundit të biznesit. Kontrolle do të ketë vetëm mbi analizën e riskut. Heqja e taksave e tarifave do të sjellë ulje të çmimit të karburanteve, që do të thotë një reduktim i madh i kostove dhe rritje e fitimit për sipërmarrjen.