Të Rinjtë dhe e Ardhmja

Popullsia në Shqipëri në 12 vitet e fundit është plakur, kryesisht për shkak të largimit të të rinjve jashtë vendit prej qeverisjes së keqe. Grupmosha 19 deri në 25 vjeç nuk është më dominuese. Partia Demokratike e ka prioritet mëkëmbjen e rinisë, krijimin e kushteve që ata të ndërtojnë të ardhmen këtu. Do të ketë mbështetje për bursa dhe ulje të tarifave për studimin. E gjithë politika që do të ndjekë PD do të ndikojë që kostoja e lartë e jetesës të zbutet të ketë mundësi të përballohet. Të rinjtë, të kenë kohën dhe komditetin të përkushtohen në studime, në arritje akademike e profesionale, dhe jo të vrapojnë në dy tre punë për të garantuar jetesën. Do të jepen grante për punësim. Po ashtu, do të mbështeten me paketa të veçanta familjet e reja, me kredi të buta dhe mundësi strehimi. Bizneset e reja dhe sturt-upet do të stimulohen me përjashtime nga taksat.

Shqipëria i ka të gjitha shanset të kthehet në një superfuqi rajonale e teknologjisë së informacionit, me vizionin e qartë të qeverisë, dhe ky do të jetë potenciali i madh për rininë.