Dinjitet për Pensionistët

Pensionistët në Shqipëri edhe pse kanë punuar e kontirbuar me dekada, janë më keq të paguarit në Ballkan dhe në Europë. Në rajonin tonë, vitin që kaloi pati revolucion, pensionet u rriten deri me 50 euro në muaj. Në Shqipëri, me vetëm 4 përqind. Nuk mund ta lejojmë më këtë mjerim. Platforma e PD parashikon që asnjë pension të mos jetë nën 200 euro. Dhe rritje e përvitshme e tyre, deri në 20 përqind. Gjyshërit dhe prindërit tanë meritojnë dinjitetin që e kanë fituar me punën, mundin e gjakun e tyre.