Paga Dinjitoze
Pagat në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon. Ndërkohë që çmimet janë më të lartat. Ndaj dhe konsumi në Shqipëri është më i pakti në Europë. Sepse shumica kursejnë deri në ekstrem, nuk u del të mbyllin muajin. Për të zhdukur këtë lloj varfërie, PD parashikon që të mos ketë pagë më të vogël se 500 euro, askund, në asnjë sektor. Dhe paga mesatare do të jetë 1 mijë e 200 euro. Kjo do të ndihmojë në ringritjen e shtresës së mesme që është qeliza më e rëndësishme e shoqërisë dhe motorri kryesor për ecjen përpara.